OPINION: Protesta, protesta, protesta ??? Dështim, dështim, dështim !!!

OPINION: Protesta, protesta, protesta ??? Dështim, dështim, dështim !!!

Shkruan: Jetmir Ajradini 

13183130_1043625109052484_2062523612_n

…Legjenda thotë se Narcisi ishte një djalë shumë i bukur, i pashëm sa nuk ka lindur një i tillë. Mirëpo Ai djaloshi i bukur ishte dashuruar në vetvete saqë gjithë ditën rrinte në majë të kepit përmbi liqen dhe priste gjithë ditën të ndalet era që të qetësohet liqeni për të shikuar vetveten pasi në atë kohë sipas gjitha gjasave nuk ishte zbuluar ende pasqyra.

Kështu një ditë ndodhi tragjedia, Narcisi ra nga kepi në liqenin e çiltër, por pasi notin e kishte të metë jeta e tij mbaroi atje diku ne thellësinë e liqenit. …por Legjenda urbane e ditëve tona na mëson se liderët e vetëshpallur (Narcizoidë) po mbytën, mirëpo që tragjedia të jetë më e madhe, ato nuk arritën ta shohin liqenin por u mbytën “Llomin” e Kim Mehmetit dhe të Bilall Kasamit dje dhe të Zijadin Selës dhe Vesel Mehmetit pardje.

Na thanë se po nuk protestuam dje…

Sot nuk do kemi të drejtë të ankohemi??? Por ne u thamë pardje edhe dje se as ju më nuk keni asnjë të drejtë të thirreni në emër të popullit. Nëse e keni kuptuar edhe kjo është një protestë, po po vetëm se kjo nuk është e dështuar por është masive, ashtu sic ishte Bojkoti i Presidentit që ju atë kohë e gjykuat vendimin tonë, bile disa e votuat direkt disa indirekt, dhe sot dilni e kundërshtoni vendimin e atij që ne përpara tre viteve e kemi injoruar.

Shporruni, ikni, mbathnjani nga këmbët sytë, nëse nuk jeni në gjendje të rimëkëmbni opozitën, mos e hermetizoni. Kush e ka radhën???

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 10, 2016 12:36

REKLAMA

PARTNER