OPINION | Pse ne jemi ndryshe!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2021 09:17

OPINION | Pse ne jemi ndryshe!

Shkruan: Artin Spahiu, kryetar i degës së BDI – Dibër

Pse ne jemi ndryshe: Nga buron suksesi i BDI-së dhe paqja shoqërore kur BDI është në pushtet?Në 2008, pas zgjedhjeve parlamentare më të kriminalizuara dhe më të dhunshmet në historinë e pluralizmit politik në vend, atëherë kur pjesë e qeverisë ishte PDSH-ja, ndërsa lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela kishte funksion të rëndësishëm shtetëror (drejtor i Fondit të Shëndetësisë) dhe kur ne si Dibër, si e gjithë Maqedonia, përjetuam terror të jashtëzakonshëm, me pasoja dhune, burgosje dhe vuajtje me vite të të dhjetra personave nëpër procese gjyqësor, një grup katër anëtarësh nga dega e BDI-së në Dibër shkuam për ta takuar liderin tonë, Ali Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, si fitues i zgjedhjeve edhe përskaj agresionit çnjerëzor të ushtruar nga pushteti i atëhershën kundrejt BDI-së në opozitë, edhe pse vetë ishte shumë i lënduar shpirtërisht për gjithçka kishte ndodhur, ndër to plagosje dhe vrasje të disa eksponentëve të BDI-së, por si burrështetas i madh dhe misionar i çështjes kombëtare, mllefit tonë iu përgjigj me këshillat më të sinqerta dhe më njerëzore: “Ju jeni të mllefosur nga situata dhe agresioni i krijuar nga kundërshtari politik që tani është në opozitë.

Nëse do më dëgjoni mua, bëjuni më të mëdhenj dhe keni guximin që të kapërceni veten! Mos u revanshoni dhe mos ngacmoni asnji të punësuar nga radhët e atyre që u punësuan në kohën e qeverisjes së kaluar! Fundja çdo njeri ka nevojë për atë punë, ka nevojë për të ekzistuar dhe me ata njerëz mund të manipulojë kush të dojë, por nuk janë ata fajtor për situatën . Ju duhet mos ngacmoni asnji nga ata që janë me status të pa rregulluar pune, përkundrazi t’u jepni mundësi dhe t’ua rregulloni statusin e punës. Ata janë vëllezërit tanë dhe ne nuk duhet t’i konsiderojmë si hasëm sepse mendojnë ndryshe politikisht.” Vërtet, si në 2002-n edhe atë vit, asnjë i punësuar me kontratë të përkohshme pune që ishin të punësuar gjatë qeverisjes së PDSH-së nuk u përjashtua. Thuaja të gjithë ndejtën në punë duke ua dhanë edhe vendimet e përhershme të punësimit, përveç raste sporadike që kishin të bëjnë me veprime personalentë strukturave lokale, duke devijuar kështu nga linja e filozofisë së kryetari Ahmeti.

A mund të quhet ky regjim? A mund të quhet regjim dhe diktaturë një pushtet që thuaja të gjithë kundrshtarët politik janë punësuar ose i kanë punësuar familjarët e të afërmit e tyre nëpër institucionet që menaxhohen pushteti, pjesë e së cilës është BDI? Nuk besoj se ka ndonjë regjim diktatorial që do të kishte kaq shumë mirëkuptim dhe të ishte kaq solidar edhe me kundërshtarët politik. Për këtë arsye, të gjithë atyre që kanë rënë pre e naracionit të paargumetuar dhe tendencioz të atyre që për përfitime politike bëjnë edhe djallin, u bëj një apel:Kthehuni dhe analizoni mirë situatat në të kaluarën dhe pyesni veten, por edhe ata që mundohen t’ju manipulojnë se kur janë punësuar ata, kush udhëhiqte me pushtetin; kur punësuan gruan, vëllaun, vajzën, djalin, nusen, dhëndrin… kush ishte në pushtet dhe kush udhëhiqte me institucionin ku janë kryer punësimet?!

Pasi të merrni përgjigjen, atëherë uluni dhe analizoni se a është diktaturë një pushtet që i ka dhënë mundësi edhe kundërshtarit të bëhet pjesë e sistemit! Kjo është për punësimin e mos flasim për beneficione tjera që në të ardhmen do të zbardhen, do të dematohen të gjitha shpifjet dhe dezinformatat për qëllime të ulta politike pa mbajtur llogari për pasojat stresuese e depresionuese për qytetarët.Paqa, qetësia dhe vëllazëria do të vazhdojë të mbretërojë në Dibër gjersa forcë dominante do të jetë BDI-ja dhe të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë përballë institucioneve! Javë të mbarë miq !

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2021 09:17