OPINON: Politika e fshatit Potemkin

OPINON: Politika e fshatit Potemkin

e734826e-5cb0-4021-92bd-f4145041b98b

Shkruan: Vesel Memedi
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Fshati Potemkin është një koncept politik, dhe së fundmi përdoret edhe në fusha tjerra, që e ka prejardhjen nga ish-Bashkimi Sovjetik, dhe nënkupton një konstrukcion i fjalëpërfjalshëm dhe figurativ, i ndërtuar kryesisht për të manipuluar të tjerrët të mendojnë se një situatë është më e mirë sesa është në realitet. Ky koncept vjen nga storiet  e ‘fshatrave falso’ dhe ‘të transferueshëm’ nga një vend në një vend tjetër, të ndërtuar kryesisht për të lënë përshtypje duke manipuluar perandoreshën Katerina II nga ana e guvernatorit Grigori Potemkin. Storia thekson se regjioni i atëhershëm i Rusisë së re (Ukraina e sotme), ishte shkatërruar totalisht nga lufta me Perandorinë Osmane, dhe roli i Potemkin-it ishte të ndërtoj këtë pjesë të rajonit që të sjell banorët rus. Pasiqë perandoresha Katerina II vendosi papritmas të vizitoj këtë rajon, bashkarisht me shumë ambasadorë tjerrë, guvernatori Potemkin vendosi të ndërtojë “fshatra mobile” me qëllim që të impresionoj perandoreshën (që ishte i dashuruar), dhe ambasadorët se vendi është gati për luftë të re me Perandorinë Osmane. Sipas këtij referimi, njerëzit e guvernatorit Potemkin duhej të visheshin si fshatarë dhe se gjatë natës, përderisa perandoresha dhe ambasadorët po flinin natën, tërë ndërtesat e fshatrit i lëviznin më tutje gjatë tërë rrugëtimit të perandoreshës dhe ambasadorëve përreth lumit Dnjipro.

Bashkimi Sovjetik kryesisht është ndërtuar dhe ka funksionuar nëpërmes kësaj strategjie të fshatit Potemkin, që ka nënkuptuar një aftësi mashktruese politike lartë-poshtë që ka qenë bindëse jo vetëm ndaj obzervuesve të jashtëm, por edhe atyre të mbrendshëm, sepse përdorimi i kësaj strategjie ka qenë politikë nacionale ditore. Sipas gjith këtyre tentimeve, për të krijuar një fasadë të vërtetë, perandoria e madhe ruse nuk ishte asgjë tjetër pos një ‘teatër gjigant,’ ku rusët ishin shumë pak të interesuar për zhvillimin e vërtetë real të tyre, sesa ti bindin të tjerrët të besojnë se ata metëvërtetë janë. Historia njeh një numër të madh të shembujve të strategjisë së fshatrave Potemkin, që ilustrojnë në mënyrë direkte manipulimin e përmasave të jashtëzakonshme. Një shembull vjen nga Gjermania naziste ku krijuan një kamp koncentrues Theresienstadt që njihej si getoja e parajstë, i dizajnuar tërrësisht për të bindur Kryqin e Kuq se të burgosurit trajtohen mirë, ndërsa ky kamp shërbeu si stacion për Aushvicin në Birkenau. Një shembull tjetër mjaft të njohur të fshatit Potemkin është Incidenti Mançurian, ku inxhinierët japonez sajojnë një eksplodim të një pjese të një hekurudhe kinse nga Kina ka dorë në këtë eksplodim, si pretekst që Japonia të sulmojë Kinën dhe ashtu ndodhi ku u okupua Mançuria. Pas zbradhjes së këtij mashtrimi, Japonia u detyrua të lëshojë Ligën e Kombeve më vitin 1933. Një shembull tjetër i periudhës më të vjetër është ndërtimi i një fshati super të bukur Kijong-dong në kufirin koreano-verior dhe atë jugor, duke tentuar të bindin koreano- jugorët që të dezertojnë dhe të rikthehen në Korenë Veriore. Shembull të periudhës më të re është shembulli i kompanisë Enron, kur në vitin 1998 ndërtoi dhe menaxhoi një kat tregtie të ndërtesës gjashtë katëshe të selisë së kompanisë në Hjuston, me qëllim që të impresionoj analistët e Wall Street-it. Një shembull tjetër i kohës më të re është vizita e Vladimir Putinit në Suzdal në vitin 2013 ku një numër i madh i shtëpive gjysëm të rrënuara dhe të vjetra në qendër të qytetit u mbuluan tërrësisht me postera të mëdhenj, ku dyert dhe dritaret ishin të printuara, me qëllim që të impresionojnë Putinin. Historia njeh edhe shumë shembuj tjerrë botërorë të manipulimit masiv nëpërmes strategjisë së fshatit Potemkin, por për shkrimin konkret do të mjaftonin këta shembuj.

Maqedonia dhe politikbërrja në Maqedoni nuk është aspak imune ndaj përdorimit të këtij manipulimi masiv të përdorimit të strategjisë së fshatit Potemkin. Në fakt, ky konept i mashtrimit aq shumë është përdorë dhe vazhdon të përdoret në Maqedoni saqë edhe vet origjinatorët e këtij koncepti do t’ua kishin zilinë. Maqedonia është e stërmbushur me raste të panumërta të sajimeve, manipulimeve, montimeve që janë bë me qëllim që të bindin komunitetin ndërkombëtarë, por pse jo edhe atë të mbrendshëm se Maqedonia është oazë e paqes, se në Maqedoni lulëzon biznesi, apo se në këtë vend gjith qytetarët i gëzojnë të gjitha të drejtat, apo se të gjitha kombet përfaqësohen në mënyrë të denjë nga ana e partive politike në vend, me qëllim të kamuflimit të përmasave gjigante se këtu gjithëçka është mirë. Maqedonia është e stërmbushur me sjellje artificiale të të bërit politik duke tentuar të bindim njëri-tjetrin për politikbërrje të duhur ose jo.

Fasada e të bërrit politik në kampin politik shqiptarë në emër të kombit, është duke tejkaluar edhe definicionin origjinal të fshatit Potemkin. Kjo strategji e mashtrimit masiv është përdorë në çdo drejtim nga ana partive shqiptare që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në pushtet, me një kosto shumë të lartë, ku përfundimisht popullata shqiptare ka humbur besimin tërrësisht përshkak të këtij manipulimi masiv. Mirëpo fatkeqësisht, këtë strategji të mashtrimit janë duke e imituar në mënyrë perfekte edhe parti të ndryshme opozitare shqiptare. Kjo fasadë e jashtme me të madhe po zbukurohet nga një parti e sapoformuar opozitare, saqë ka verbërruar një numër të madh të opinionit publik në përgjithësi. Strategjia e mashtrimit masiv të kësaj partie politike duke përdor konceptin e fshatin Potemkin vërrehet në masë të konsiderueshme duke prezentuar vlera të larta perëndimore, ndërsa në realitet është tërrësisht kundër këtyre vlerave, duke kamufluar se është shumë e interesuar për bashkëpunim, por në realitet është tërrësisht e kundërta, apo duke mashtruar tërrësisht një pjesë të madhe të shoqërisë civile dhe disa partive politike, me organizimin e protestave të ndryshme kombëtare, ndërsa në realitet të gjitha bëhen vetëm për të pozicionuar veten e saj si faktorë kryesorë në skenën politike.

Opinioni publik duhet patur shumë kujdes nga mashtrimi i përmasave masive të kësaj partie politike, apo edhe shumë partive tjerra, që sinonim të veprimit e kanë strategjinë e fshatit Potemkin. Opinioni publik duhet të kuptoj se fjala e fundit nuk është thënë për një sërë fenomenesh që kanë ndodhë, që nga pavarsimi i vendit e deri më sot. Në moment kur do të thuhet fjala e fundit, atëherë këto organizime politike dhe shoqërore do të rrëzohen si kulla prej letrave. Është koha e fundit që opinioni në përgjithësi të përgaditet për të dëgjuar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, dhe në këtë mënyrë ti jep fund mashtrimit nëpërmes fshatit Potemkin. Koha është afruar!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 11, 2016 20:49

REKLAMA