Opozita kërkon zgjedhje të parakoshme, Sela: Nëse s’ka datë në pranverë duhet të kemi zgjedhje me Qeveri teknike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 19:54

Opozita kërkon zgjedhje të parakoshme, Sela: Nëse s’ka datë në pranverë duhet të kemi zgjedhje me Qeveri teknike

Zgjedhje të parakohshme parlamentare kërkojnë partitë opozitare nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave.

Lideri i aleancës për shqiptarët Ziadin Sela mbrëmë në Clik Plus tha se nëse Zaev është serioz në deklaratat e tij atëherë duhet të formohet qeveri teknike e Përzhinës dhe në pranverë të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Plani i B i opozitës në këtë rast patjetër se duhet jenë zgjedhjet e parakohshme. Çfarë tjetër mund të kërkojmë? Dhe ne e kemi kërkuar këtë. Në qoftë se kryeministri është serioz në deklaratat e tij, ne duhet sa më shpejt të bëjmë qeverinë teknike të Përzhinës, në qoftë se nuk merret data dhe diku nga pranvera të shkojmë në zgjedhje parlamentare të parakohshme”, u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sipas Selës drejtësia në vend është pika më dobët e Maqedonisë, andaj siç tha me zgjedhje BDI-ja do të shkonte në opozitë dhe siç shtoi drejtësia do të ishte jo e kapur.

Gjëja e parë që duhej të ndodhë. Zgjedhjet parlamentare do të çonin BDI-në në opozitë dhe drejtësia do të ishte jo e kapur, jo e influencuar, jo e ndarë në bazë të përkatësive a je pjesë e opozitës a je e qeverisë, në bazë të përkatësive e tjerë e tjerë, por do të kishim një drejtësi dhe raste konkret që e ka shqetësim edhe Franca   që thonë ne nuk duam vetëm letra por duan që këto ligje të efektuohen”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Nëse nuk marrim datë dorëheqje të menjëhershme të Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare kërkoi edhe Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Gjatë ditës së djeshme edhe nga VMRO DPMNE thanë se qeveria aktuale nuk është e aftë të bëjë reforma, andaj për ta ndryshuar këtë gjendje theksuan se të nevojshme janë zgjedhjet e parakohshme.

Ndryshe edhe vet kryeministri Zaev në Vjenë deklaroi se Qeveria e tij do të jetë e vdekur nëse nuk merret data.

Në BDI tani për tani ka heshtje.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 19:54