Opozita parlamentare, diskutabil uniteti mes partive!

Linda Limani
By Linda Limani September 2, 2020 14:44

Opozita parlamentare, diskutabil uniteti mes partive!

Paralajmërimet për vjeshtë të nxehtë politike nga lideri i VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski, por edhe deklaratat e liderit të ASH për opozitarizëm dinamik, perceptohen në forma të ndryshme, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka në temën e radhëz 

Gazetari  Valmir Kuçi duke përmendur bllokun opozitar shqiptar, shprehet që opozita shqiptare duhet të zgjohet njëherë e mirë nga gjumi kushtimisht thënë “letargjik”, të heq plogështinë që e ka kapluar ndër vite, të reformoj strukturat udhëheqëse.

Valmir KUÇI

Valmir KUÇI

“Liderët e “rinj” të opozitës shqiptare nuk duhet të harrojnë se kanë qenë pjesë të shumë partive politike dhe se nuk janë “fresh blood” ashtu siç pretendojnë. Ata duhet t’i hapin krah reformave brenda partiake, të bashkojnë opozitën, me qëllim që shqiptarët në zgjedhjet eradhës të kenë mundësi më të mirë se për kë të japin votën. Opozita, thjeshtë duhet të jetë një “kujdestar klase” për partinë në pushtet pasi që vetëm kështu mund të bëhen punë më të mëdha”

Gazetari Urim Saliu shprehet që është fakt se kemi tashmë një opozitë më të konsoliduar , më saktë shumë të përafërt me numrat që ka kjo përbërje qeveritare.

“Çështja thelbësore mbetet se a do mund kjo opozitë të mbetet kompakte sepse janë shumë faktorë që ndikojnë nëse ky unitet do mbetet ose jo. Tek partitë shqiptare kemi dy subjekte politike në një koalicion dhe përplasjet janë të mundshme duke i nisur nga fakti se kur tanimë kemi një Qeveri që kontestohet nga opozita, por kjo e fundit , sidomos liderët e këtyre subjekteve ,janë humbës të zgjedhjeve”, thotë Saliu. 

Sipas tij, përplasjet mund të nisin në momentin kur do të ketë zëra ndryshe brenda këtyre subjekteve nëse kërkohet llogaridhënie dhe Kongreset e jashtëzakonshme i shoh si të pashmangshëm.

Urim SALIU

Urim SALIU

“Pra opozita do ketë një rol të dyfishtë. Në njërën anë , të ketë përballje të vazhdueshme me pushtetin dhe në anën tjetër  në betejën më kryesore mbetet lufta se si të mbeten në kreun e partisë ose më saktë të mbijetojnë politikisht .Zakonisht liderët shqiptarë në betejën personale janë të tillë sa përmes justifikimeve dhe sulmeve ndaj kundërshtarëve politik , kanë mbuluar dështimet e tyre dhe kanë vazhduar rrugëtimin politik por këtë e kanë paguar me një kosto tjetër sepse nga këto konfrontime dhe përplasje të brendshme partiake kanë dalë fraksione të reja dhe bashkë me këtë e kanë zvogëluar peshëm politike. Te maqedonasit kemi një situatë tjetër.”, shprehet Saliu, duke shtuar që humbja e Mickovskit ka filluar menjëherë me të pakënaqurit brenda partisë opozitare maqedonase që kërkojnë dorëheqjen e kreut të oartisë si përgjegjësi kryesorë për dështimin në zgjedhje.

Në përbërjen e re parlamentare, aktualisht shumica numëron 62, ndërsa blloku opozitar 58 deputetë. Flaka / L.L

 

Linda Limani
By Linda Limani September 2, 2020 14:44