Opozita shqiptare kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkon subvencione

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 19:38

Opozita shqiptare kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkon subvencione

Partitë opozitare nga blloku politik shqiptar shprehen kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Nga Aleanca për Shqiptarët, thonë se qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për rritjen e çmimit të rrymës. Vendimi për shtrenjtim është i padrejtë, sepse qytetarët nuk kanë kushte të mjaftueshme ekonomike për t’u përballur me një goditje të re në çmime, shtojnë nga ASH.

Nga Besa, apelojnë te Qeveria që të fokusohet më seriozisht në kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Për rritjen e çmimit të rrymës ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja, duke akuzuar qeverinë se gënjen se rritja do të jetë 7.4 për qind. Vlerësimet e tyre janë se në muajt e dimrit faturat e energjisë elektrike do të jenë mbi 40 për qind më të larta se ato aktuale. Nga Qeveria, megjithatë, sigurojnë se po të mos ishte ndërhyrja e shtetit përmes EMV-së dhe çmimi që e ofruan në tenderin e EVN-së, prej 48 euro për megavat orë, atëherë qytetarët do të kishin kosto më të larta të energjisë elektrike për 80 për qind./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 19:38