Opozita shqiptare: Regjistrimi në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërpritet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencë për shtyp bëri të ditur se është kundër shtyrjes së regjistrimit të popullsisë për në shtator.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencë për shtyp bëri të ditur se është kundër shtyrjes së regjistrimit të popullsisë për në shtator.
Sela tha se do të shfrytëzojë mekanizmin e badentirit për të bllokuar Kuvendit.
“Ne kemi mekanizma për të pamundësuar marrëveshjen e dy krerëve të partive politike për shkak se ky ligj shkon me bandenter dhe ne do ta përdorim mekanzimin e badentirit për të bllokuar Kuvendin”, tha Ziadin Sela.
Sela po ashtu përgëzoi mërgatën e cila u regjistrua dhe inkurajoi që të vazhdojë edhe më tej me regjistrim.

“Përulemi para jush, ju lumtë për punën që keni bërë. Ne do të bllokojmë shtyrjen e ligjit në Parlament dhe regjistrimi duhet të përfundojë me 21 prill. Mos u demotivoni, ju vazhdoni të regjistrohuni”, tha Sela.
Sela rikujtoi se Maqedonia e Veriut është demokraci parlamentare dhe se nuk është as Republikës presidenciale dhe as monarki dhe se të ketë marrëveshje për anulim të regjistrimit të disa individëve për shkak se, siç thotë Sela, këtu vendos Kuvendi.
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në konferencë për shtyp tha se nuk pajtohet me formatin e djeshëm të takimit Mickosvski-Zaev për shkak se shteti është me plotë diversitet.
“Regjistrimi në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërpritet”, tha Gashi.
Sipas tij, regjistrimi tashmë ka filluar tashmë një muaj dhe se ata si koalicion do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet që regjistrimi të vazhdojë të zbatohet.
Gashi rikujtoi se ka qenë Ali Ahmeti i cili me Nikolla Gruevskin anuloi regjistrimin e popullsisë dhe se është i njëjti Ali Ahmeti i cili përpiqet të anulojë me Zoran Zaevin dhe kjo, sipas Gashit, është në dëm të shqiptarëve.
“Shqiptarët në Maqedoni nuk janë jetim”, tha mes tjerash duke thënë se ata do të mbrojnë interesin e shqiptarëve.