Oprah mohon të ketë ndikuar në vendimin e princit Harry dhe Meghan Markle

Oprah mohon të ketë ndikuar në vendimin e princit Harry dhe Meghan Markle

Vendimi i princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, që të tërhiqen nga funksionet mbretërore dhe të bëjnë jetë normale, e ka shokuar opinionin botëror.

Ndërsa ka pasur thashetheme se për këtë vendim i ka bindur moderatorja e mirënjohur, Oprah Winfrey.

Mirëpo, ajo ka reaguar përmes një prononcimi për revistën People duke i komentuar këto spekulime.

65-vjeçarja ka thënë se Harry dhe Meghan nuk kanë nevojë për ndihmën e saj që të vendosin se çfarë është më mirë për ta dhe për familjen e tyre.

“I kam përzemër ata dy dhe e mbështes çfarëdo vendimi që marrin”, ka thënë Winfrey duke i mohuar raportimet në media që e lidhnin emrin e nis si ndikues në vendimin e tyre.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 10 Janar, 2020 22:36

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA