Oprah Winfrey dhuron 12 milionë dollarë për të luftuar COVID-19

Oprah Winfrey dhuron 12 milionë dollarë për të luftuar COVID-19

Prezantuesja e televizionit amerikan Oprah Winfrey do të dhurojë 12 milionë dollarë për disa qytete amerikane që nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime adekuate në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Winfrey tha se do të dhurojë para nga fondi i saj për koronavirus në Çikago, Baltimore, Nashville, Tenesi, Milwaukee, Kosciusko, Mississippi.

Ajo tha se beson që virusi nuk do të largohet së shpejti, transmeton KosovaPress.

“Edhe nëse virusi largohet, njerëzit që nuk mund të punojnë me muaj për momentin do të kenë ende nevojë për mbështetje,” tha prezantuesja e televizionit.

Pesë milionë dollarë do të dhurohen për një shtëpi pleqsh në Çikago, dy milionë për një organizatë që shpërndan ushqim për 10,000 njerëz në Nashville, dhe pjesa tjetër për organizata joqeveritare që ndihmojnë personat që nuk marrin shërbime të mjaftueshme në disa qytete.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Maj, 2020 23:10

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.