Opsionet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 2, 2019 07:41

Opsionet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Xhelal Neziri

Shqiptarët kanë dy opsione në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale:

1. Të dalin e të votojnë

2. Të bojkotojnë

Nëse e zgjedhin opsionin e parë, atëherë kanë tre mundësi:

– të votojnë kandidatin e qeverisë Stevo Pendarovski

– Të votojnë kandidaten e opozitës Gordana Siljanovska

– Ta bëjnë të pavlefshëm fletëvotimin

Nëse e zgjedhin opsionin e dytë, pra bojkotin, u kontribojnë dy skenareve:

– ta ndihmojnë tërthorazi fitoren Siljanovskës, e cila ka epërsi te maqedonasit por disavantazh te shqiptarët etnik kundrejt Pendarovskit

– ta ndihmojnë mosarritjen e cenzusit dhe kështu të nxisin zgjedhjet e parakohshme parlamentare

ZGJEDHJA ËSHTË E JUAJA, NJËJTË SI EDHE PASOJAT!

Sefer Selimi

1. Dështimi i zgjedhjeve presidenciale sjell krizë të re politike, paqëndrueshmëri dhe plot të panjohura.

2. Hap shteg për rikthimin e VMROs së Gruevskit dhe mbyt shanset për reformin e saj ne një parti të moderuar, pa albanofobi dhe nacionalizëm primitiv.

3. Hap shteg për ndërhyrje të re nga Rusia me qëllim të mbajtes së regjinonit në status quo të grindjeve dhe ndarjeve ndër-etnike.

4. Kthen në jetë nga koma aktule strukturat shoveniste, pansllaviste dhe ekstemistët etno-nacionalist.

5. Rrezikon perspektiven euro-atlantike dhe mundësinë për reforma gjatë procesit të hapjes së negociatave.

*Prandaj “keni kujdes se çka dëshironi”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 2, 2019 07:41