Optimizëm për marrjen e datës për në BE në pranverë

Optimizëm për marrjen e datës për në BE në pranverë

Presidenti francez, Emanuel Makron, me deklaratën e fundit në gazetën Ekonomist i ktheu shpresat se në Samitin e Zagrebit në pranverë, vendi mund të merr datë për fillimin e bisedimeve, nëse Brukseli dhe Shkupi i zbatojnë reformat. Profesori universitar, Mitko Gaxhovski, pret që në samitin e ardhshëm ndaj Maqedonisë të përmirësohet gabimi i tetorit.

Ne ishim dëm kolateral sepse ishim në pako me Shqipërinë për të cilën disa vende të caktuara anëtare kishim më shumë vërejtje madje edhe se Franca, kështu që mendoj se në periudha e ardhshme do të jetë më e volitshme dhe se dyert për Maqedoninë ende janë të hapura për fillim të bisedimeve dhe unë jam optimist për këtë çështje”-tha Mitko Gaxhovski, profesor i së drejtës ndërkombëtare.

Edhe analisti Selim Ibraimi ka mendimin e njëjtë. Pret datë për fillimin e bisedimeve.

Për ish ambasadorin, Lupço Arsovski, ndarja e qëndrimeve të vende anëtare të Unionit rreth marrjes së datës, në një të ardhme të shkurtër do të tejkalohet.

Pritet të ketë harmonizim të politikës mes shteteve evropiane, në qoftë se nuk k, atëherë ka krizë…. nëse lexohet deklarata e fundit e Makronit jep sinjal pozitiv. Por, gjithsesi se duhet të kryhen një pjesë e detyrave brenda shtetit”-tha Lupço Arsovski, ish-ambasador.

Makron për “Ekonomist” tha se vendi i tij do të lejonte fillimin e negociatave nëse muajt e ardhshëm edhe Unioni por edhe vendet-kandidate i kryejnë reformat e nevojshme. (Alsat)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:36

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA