Ora policore, arrestohen 34 persona

Desk
By Desk April 30, 2020 10:27

Ora policore, arrestohen 34 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 51 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 34 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 72 personave ndërsa 57 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku janë regjistruar dy shkelje, respektivisht një shkelej e asës së izolimit dhe një shkelje e masës së vetizolimit.

Desk
By Desk April 30, 2020 10:27