Ora policore, lokalet e Gostivarit fikin dritat!

Ashtu siç ishte bërë publike gjatë ditës së hënë nga institucionet qeveritare, nga sonte ora 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit Maqedonia e Veriut do të jetë në orë policore. Me fillimin e orës policore, të gjitha objektet hoteliere në qytetin e Gostivarit mbyllën dyert për mysafirët, njofton Lobi.
Ekipi i Lobi-t vizitoi disa nga restorantet dhe kafiteritë e qytetit pikërisht me fillimin e orës policore. Dyer të mbyllura dhe drita të shymura ishin pasqyra e jashtme e të gjitha lokaleve që vizituam në pjesën qendrore të qytetit.
Kujtojmë që nga nesër deri më 20 prill do të jenë të mbyllura edhe objektet hotelierike. Masat restriktive do të zgjasin deri më 20 prill. Ky vendim u mor dje në senacën e 63-të Qeverisë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Lobi