Organizatat qytetare: Nuk ka mjete për prevenim nga sëmundjet dhe infektimet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:19

Organizatat qytetare: Nuk ka mjete për prevenim nga sëmundjet dhe infektimet

Shteti po shkurton buxhetin më të madh në tre dekada të ekzistimit, por paratë për shëndetësinë po shkurtohen. Programet që duhet të parandalojnë përhapjen e sëmundjeve dhe infeksioneve nuk do të mund të realizohen në tërësi, sipas rekomandimeve të Unionit, reagojnë organizatat qytetare.

“Po shkurtohet buxheti në programin e parandalimit të sëmundjeve kardiovaksulare, edhe pse ajo është arsyeja numër një për vdekshmëri në nivel global por edhe në vendin tonë. Po shkurtohet në programin e organizimit të dhurimit të gjakut, në mbrojtjen shëndetësore preventive dhe imunizim të detyrueshëm.”,- tha Hajdi Shterjova Simonoviq nga “HOPS”.

“Programi për mbrojtjen e nënave dhe fëmijëve po shkurtohet për tre milion denarë në propozim buxhet, ndërsa para dy muajve Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Kombet e Bashkuara shprehu shqetësim në shtator të vitit 2022 se shteti nuk investon mjaftueshëm në mbrojtjen shëndetësore të nënave dhe fëmijëve.”,- theksoi Borjan Pavllovski nga “ESE”.

Po shkurtohen edhe programet për zbulimin e kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, andaj është e nevojshme rritja e dyfishtë e mjeteve financiare.

“Është e nevojshme të korrigjohet dhe të rritet buxheti në programin për mbrojtjen e popullatës nga HIV për vitin 2023, që të sigurohet terapi për të gjithë pacientët që kanë nevojë, por edhe për të ruajtur sistemin e vendosur për parandalimin e infektimit me HIV.”,- u shpreh Andrej Senih nga “Bashkë më të fuqishëm”.

“Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e RMV-së për të rishqyrtuar vendimin e tyre për shkurtimin e buxhetit të programeve preventive.”,- deklaroi Almira Fasili–Muarem nga “Iniciativa e të drejtave të grave rome”.

Nga organizatat qytetare rikujtojnë se viteve të kaluara edhe nga Brukseli kanë reaguar për shkak të shkurtimit të programeve nga viti në vit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:19

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...