Organizohet transport për punonjësit shëndetësorë në orën policore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 8, 2020 20:09

Organizohet transport për punonjësit shëndetësorë në orën policore

Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të organizohet transport me automjete të NQP-së dhe me automjete të tjera për personat që kanë leje dhe shkojnë në punë gjatë ndalesës për lëvizje, para së gjithash, janë të punësuar në institucionet shëndetësore dhe Qendrën Klinike, të cilët nuk munden vetë të organizohen derisa zgjat ora policore, bëri të ditur ministri Damjan Mançevski.

Në sesionin e pyetje dhe përgjigje në temën “Lëvizje e kufizuar”, ministri sonte tha se do të publikohet rruga e saktë nëpër të cilën do të lëvizin automjetet që do t’i përdorin të punësuarit me leje për lëvizje, ndërsa transporti turnet do të përfundojnë para institucioneve shëndetësore. Do të organizohen edhe në qytete të tjera dhe në këtë rast do të mbulohet territor sa më shumë është e mundur.

Sa i përket transportit taksi, Mançevski tha se në Shkup janë organizuar automjete kujdestare taksi të cilët mund të transportojnë qytetarë nga shtëpia e tyre në ndonjë institucion shëndetësor gjatë orës policore nëse kanë nevojë, edhe ata qytetarë të cikët kanë leje për lëvizje.

“Është organizuar numër i caktuar të taksive për të cilat çdo ditë Qyteti i Shkupit i dorëzon informacionet deri te Ministria e Punëve të Brendshme, ashtu që e dimë cilat automjete janë në terren. Qytetarët mund të paraqiten në numrat e rregullt për taksi”, shtoi Manpevski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 8, 2020 20:09