Oriola arrin një sukses ndërkombëtar, Erosi s’mund të ishte më krenar se kaq

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:51

Oriola arrin një sukses ndërkombëtar, Erosi s’mund të ishte më krenar se kaq

Erosi është shprehur i lumtur për suksesin e Oriolës.

Oriola Marashi është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare dhe njëherësh ndër më të kërkuarat, shkruan lajmi.net.

Së fundi, bukuroshja është shfaqur në një poster në mes të Stambollit, ku shihet e veshur me fustan nusërie.

Partneri i saj, Eros Grezda i bëri një fotografi asaj reklame dhe e ndau me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

“Krenar për ty”, janë fjalët që futbollisti ia ka shtuar asaj fotografie, ndërsa ia shoqëroi edhe një emoji në formë zemre.

Oriola dhe Erosi tashmë janë pothuajse të pandarë në çdo udhëtim, por më të rralla i kanë fotografitë krah njëri-tjetrit. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:51