OSBE-ja ka dhuruar automjet për Kryqin e Kuq në Tetovë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 21:35

OSBE-ja ka dhuruar automjet për Kryqin e Kuq në Tetovë

Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Tetova nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup ka marrë donacion automjet për në terren.

“Falë misionit të OSBE-së në Shkup, për donacionin e automjetit për nevojat e Organizatës komunale të Kryqit të Kuq Tetovë. Përmes donacionit tuaj do të na e lehtësoni realizimin e punës dhe qëllimeve të organizatës tonë për ndihmë të popullatës në nevojat në rajonin e Tetovës. Ju me të vërtetë e keni bërë dallimin për ne dhe ne jemi shumë falënderues për mbështetjen tuaj”, thuhet në kumtesën e organizatës komunale.

Nga OSBE-ja potencojnë se kjo organizatë me automjetin do të mund ta intensifikojë punën e vet që shpesh do të thotë edhe shpëtim të jetëve.

“Gjatë epidemisë me Kovid-19, vullnetarët e Kryqit të Kuq nga Tetova në mënyrë të guximshme u përgjigjën në nevojat e bashkësisë duke porositur urgjentisht materiale të nevojshme mjekësore deri tek fshatrat në këtë komunë. Ne kemi dhuruar automjet 4×4 që do t’i ndihmojë kësaj organizate për të vazhduar me punën e tyre të shpëtimit të jetës”, kumtuan nga misioni i OSBE-së në Shkup.

Automjetin në Shkup e mori sekretari i organizatës komunale Shkëlqim Murati.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 21:35