Oscar arrin marrëveshje me Flamengon – zyrtarizimi çështje kohësh
Mesfushori ofanziv, Oscar, ka arritur marrëveshje me skuadrën braziliane, Flamengo.
Lajmin e konfirmoi Fabrizio Romano, sipas të cilit tashmë është gjithçka e kryer, ku ka mbetur vetëm çështja e firmosjes së dokumenteve, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja u bë e ditur që prej 15 korrikut, mirëpo tek tash duket se është koha që e gjitha kjo të finalizohet.
Deri më tani, Oscar luajti për Shanghai SIPG, ndërsa më herët luante startues te një skuadër e madhe si Chelsea. /Lajmi.net/