Osmani: BDI u rikonfirmua si parti më e rëndësishme dhe më e madhe te shqiptarët

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 22:47

Osmani: BDI u rikonfirmua si parti më e rëndësishme dhe më e madhe te shqiptarët

Kryediplomati Bujar Osmani, njëherazi zëdhënës i BDI-së, në “Real Story” të moderuar nga Sokol Balla ka prezantuar qëndrimin e BDI-së rreth sfidave të fundit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale 2021, në Maqedoninë e Veriut.

Osmani i ka kujtuar opinionit fitoren e BDI-së në zgjedhjet lokale, ku partia e tij ka në konton e saj 10 komuna dhe rritje prej 20% të elektoratit, për dallim nga zgjedhjet e mëparshme. “Kemi shënuar rritje. Po të kishin qenë zgjedhje parlamentare do kishim 18 deputetë. U rikonfirmua BDI si parti më e rëndësishme dhe më e madhe te shqiptarët. Nga ana tjetër, janë bërë koalicione të paqëndrueshme, VMRO-Aleanca, të përkohshme, të momentit, të cilat kishin për qëllim vetëm të fitojnë BDI-në, por qytetarët u përcaktuan qartë për BDI-në”, tha Osmani. I pari i diplomacisë, Osmani gjithashtu potencoi se shteti nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, sepse vendi do të hynte në krizë politike, duke u zotuar se BDI dhe vet ai si Ministër i parë shqiptarë për Punë të Jashtme do të vazhdojnë edhe ruajtjen e kursit euroatlantik, e cila është vitale jo vetëm për shtetin por edhe për rajonin.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 22:47

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...