Osmani bisedon me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

Redaksia
By Redaksia 2 Dhjetor, 2020 16:37

Osmani bisedon me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani sot ka realizuar takim me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, të akredituar në Maqedoninë e Veriut, transmeton Zhurnal.

Takimi ishte në funksion që Ministri të informon Ambasadorët për prioritetet e mandatit të tij, por edhe të japë një përmbledhje për ngjarjet aktuale të lidhura me agjendën evropiane të vendit e sidomos për sfidat në mardhëniet bilaterale me Bullhgarinë.

“Maqedonia e Veriut sot është vend që ka raporte multietnike stabile, afatgjate dhe funksionale, me mekanizma të fortë për mbrojtje, qoftë të drejtave individuale të qytetarëve, ashtu edhe atyre kolektive të komuniteteve etnike. Nuk heqim dorë nga ambicia jonë që të vazhdojmë me integrimin e jashtëm me fqinjësinë tonë më të afërt, që duam të rezultojë me raporte stabile dhe kualitative ndërfqinjësore, me potencial që të kalojnë në miqësi të përhershme me besim të fortë mes vete”, theksoi Osmani.

Në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

“Shteti ynë në vitin 2020 ka arritur shkallë të lartë të harmonizimit të pozicionieve të BE-së, madje edhe 93 %, që është indikator se vendi i zbaton vlerat dhe principet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian”, u shpreh Osmani.

Duke folur për politikën e jashtme të vendit, Osmani theksoi edhe mbështetjen aktive të multilateralizmit dhe përfaqësimin e rritur të vendit në organizatat multilaterale. Në këtë drejtim, i informoi Ambasadorët për kandidaturën e dorëzuar për kryesimin me OSBE-në për vitin 2023.

Redaksia
By Redaksia 2 Dhjetor, 2020 16:37