Osmani-Cattler: Kohezioni dhe solidariteti ndërmjet aleatëve paraqet adutin më të fuqishëm të NATO-s

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:59

Osmani-Cattler: Kohezioni dhe solidariteti ndërmjet aleatëve paraqet adutin më të fuqishëm të NATO-s

Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), kanë bërë të ditur se sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me Ndihmësekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për zbulim dhe siguri David Cattler, ku u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, me fokus në agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës.

“Në takim,  Osmani e riafirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe nevojën për forcimin e pranisë së NATO-s në rajonin tonë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjes nga ana e ndikimeve malinje në Ballkanin Perëndimor”, thonë nga MPJ.

Sipas tyre, të dy ministrat u dakorduan me vlerësimin se mjedisi i ndryshuar i sigurisë në kontekst të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, gjeneron rreziqe të shtuara të sigurisë, me çka uniteti, kohezioni dhe solidariteti ndërmjet aleatëve paraqet adutin më të fuqishëm të Aleancës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:59

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...