Osmani dënon djegien e godinës së shoqatës “Ivan Mihajllov” në Manastir

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Qershor, 2022 17:49

Osmani dënon djegien e godinës së shoqatës “Ivan Mihajllov” në Manastir

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot deklaroi se e dënon ashpër sulmin vandal ndaj shoqatës “Ivan Mihajllov” në Manastir.

Sipas Osmanit ky akt është dëshmi se shumë aktorë janë kundër arritjes së progresit në dialogun ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane.

“Ky krim nuk është bërë rastësisht në këtë ditë, kur të dyja vendet do të vendosin dialog për të tejkaluar çështjet e hapura në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut”, tha sot Osmani.

Ai u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të bëjnë përpjekje për gjetjen e autorit të këtij akti vandal. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Qershor, 2022 17:49
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.