Osmani: Hapja e qendrave tregtare, autoshkollave është vetëm fillimi i kthimit gradual

Desk
By Desk May 12, 2020 22:00

Osmani: Hapja e qendrave tregtare, autoshkollave është vetëm fillimi i kthimit gradual

Zv/kryeministri, Bujar Osmani në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për lehtësimin e masave për të luftuar virusin Covid 19 thotë se është vetim fillimi i kthimit gradual.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë për hapjen e qëndrave tregtare, autoshkollave, sporteve individuale është vetëm fillimi i kthimit gradual në një normalitet të ri që nënkupton rikthimin e jetës me masa të veçanta kujdesi.

Ky është vendimi për të cilin kam folur për një kohë për zëvendësimin e masave të forta me më të buta. Tani duhet të ruajmë rezultatin me kujdes dhe evitim të mundësive për rikthim të gjendjes.

Strategjia jonë për tejkalim të pandemisë është konsistente, shkencore dhe po jep rezultat. Bazohet në argumente shkencore dhe në zhvillimet ditore epidemiologjike.

Bashkë po ia dalim!,” ka shkruar Osmani./TS/

Desk
By Desk May 12, 2020 22:00