Osmani i drejtohet Putinit: Do të dështosh në destabilizimin e Ballkanit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 14:08

Osmani i drejtohet Putinit: Do të dështosh në destabilizimin e Ballkanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë Serbia dhe Rusia janë të interesuara që të kthejnë tensionet në Ballkanin Perëndimor.

Ajo, në një intervistë për BBC Newsnight, ka theksuar se Kosova nuk do të bie pre e këtyre provokimeve.

“Një , ne nuk do të biem pre e këtyre provokimeve. Së dyti, ne kurrë nuk do t’i nxisim këto provokime. Së treti, ne do të punojmë së bashku me partnerët tanë që në Kosovë të mos ndodh skenari që sapo përshkruat ju”,ka thënë Osmani, pasi është pyetur “A nuk ka rrezik që Kosova të bëhet një lloj viktime e luftës në Ukrainë?”.

Ajo ka deklaruar se Vladimir Putin, presidenti i Serbisë, do të dështojë që për destabilizim të Ballkanit.

“Ai do të dështojë, ai do të dështojë në Ukrainë, dhe ai do të dështojë absolutisht në qëllimet e tij kur bëhet fjale për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes satelitit të tij, Serbisë”.

“Dhe unë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë, veçanërisht qytetarët tanë serbë, se ne të gjithë po punojnë që të gjithë të ndihen të barabartë, të integruar në shoqërinë tonë si dhe në institucionet tona. Dhe askush nuk duhet të bie pre e propagandës ruse dhe serbe”,ka thënë Osmani.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 14:08

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare