Osmani ironizon me Mexhitin: Thanë se e ka takuar Ahmeti, pastaj Grubi, mbase të katërtën e qëllojnë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 23:36

Osmani ironizon me Mexhitin: Thanë se e ka takuar Ahmeti, pastaj Grubi, mbase të katërtën e qëllojnë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i është përgjigjur akuzave të ish-partiakut të tij, Izet Mexhitit, pas ky i fundit e akuzoi atë se ka takuar në Budapest Nikolla Gruevskin.

Izet Mexhititj ju drejtua me një pyetje të prerë Bujar Osmanit ku e pyeste: a ishte në vizitë zyrtare apo private kur e takoi Nikolla Gruevskin në Budapest?

I menjëhershëm ka qenë edhe përgjigja e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani i cili ka zgjedhur t’i përgjigjet me ironi: “Njëherê thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam takuar! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë!”, shkruan Osmani në fejsbuk.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 23:36
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.