Osmani: Marrëveshja e Ohrit, trashëgimi e çmuar e kësaj gjenerate

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 13 Gusht, 2022 13:58

Osmani: Marrëveshja e Ohrit, trashëgimi e çmuar e kësaj gjenerate

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në profilin e tij në fejsbuk në përvjetorin e 21-të të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur në vend, shkruan se kjo marrëveshje është një nga themelet e Kushtetutës. Ai potencon se marrëveshja është modeli autentik i demokracisë funksionale multietnike.

“21 vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga themelet kushtetuese, politike dhe bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut. Duke e ndërtuar të ardhmen tonë evropiane, vazhdojmë të investojmë në modelin tonë autentik të demokracisë funksionale multietnike. Marrëveshja paraqet një trashëgimi të çmuar të kësaj gjenerate dhe një nga shtyllat kryesore të stabilitetit dhe kohezionit ndëretnik të Maqedonisë së Veriut.”, ka shkrua Osmani në fejsbuk.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 13 Gusht, 2022 13:58

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare