Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Osmani në Finlandë: Të përkushtuar në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Osmani në Finlandë: Të përkushtuar në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Redaksia 2 vjet ago

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani po qëndron për vizitë pune në Finlandë ku mbajti takim me përfaqësuesit e ”Komitetit të Madh” në kuadër të Parlamentit të Finlandës, kryesuar nga Zëvendëskryetari i Parë i Parlamentit, Jani Makela.

Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me procesin euro- integrues të vendit, dhe mbështetjen në këtë drejtim nga ana e Finlandës në kuadër të kryesimit të tyre me BE-në.

“Maqedonia e Veriut ka kapacitet politik dhe institucional për ta vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Union, dhe ne si Qeveri mbetemi të përkushtuar në këtë proces deri në anëtarësim të plotë në BE dhe NATO” – theksoi Osmani në takim.

Në vazhdim të vizitës, Zëvendëskryeministri Osmani kishte takim edhe në Drejtorinë për autonomi dhe barazi pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Finlandës, me Korina Tamenma, përfaqësuese e lartë për çështje gjuhësore. Në takime u këmbyen përvoja për aplikimin e dygjuhësisë në Finlandë, si vend që ka implementim të suksesshëm në këtë proces.

Në kuadër të takimit u shqyrtuan edhe mundësitë për bashkëpunim në këtë drejtim, me qëllim të implementimit të suksesshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës në Finlandë, zëvendëskryeministri Osmani mbajti takime pune edhe me Ministren për Punë Evropiane, Tuti Tupurainen, si dhe me Ministrin për Punë të Jashtme, Peka Havisto.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Mbushen 7 vjet nga ndarja nga jeta e politikanit, Arbër Xhaferi
Next: Radmilla Sheqerinska mohon takimin me Boki 13

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 3 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 3 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 6 ditë ago

TË FUNDIT

Bilal-Kasami-6-750x440 Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

auto_Vjosa-Osmani-Albin-Kurti-etj-1-600x360-11613478759 Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

covid-2-750x430 Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19

Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19

rvmv Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

georgievski-1392x740-696x385 Georgievski trazon emocionet e qytetarëve me propozimin për gjuhën dhe historinë

Georgievski trazon emocionet e qytetarëve me propozimin për gjuhën dhe historinë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.