Osmani: Pas zgjedhjeve fokusohemi për PSP-në

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 19:11

Osmani: Pas zgjedhjeve fokusohemi për PSP-në

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, pret që vendi të marrë datë për fillimin e bisedimeve në Samitin e qershorit të Bashkimit Evropian. Në drejtim të reformave që kërkon integrimi ku bën pjesë fati i Prokurorisë Speciale Publike, Osmani thotë se për këtë çështje fuqia politike do të koncentrohet menjëherë pasi të mbarojë rrethi i dytë zgjedhor.

“Presim që në qershor BE të sjellë vendim për fillimin e bisedimeve. Mendoj se pas mbarimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve e tërë energjia do të fokusohet në sjelljen e Ligjit për PSP-në”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Nga Qeveria pohojnë se ekipet negociuese për integrim janë formuar dhe po plotësohen aty ku ka nevojë, por kjo çështje nuk e ngadalëson rrjedhën e bisedimeve ekipore, thotë zëdhënësi, Mile Boshnjakovski.

“Ka kapacitete, ekipet janë formuar, aty ku ka vende të zbrazëta po plotësohen, megjithatë në asnjë rast nuk ekziston asnjë pengesë apo indikacion se diçka do të zvarritet për shkak të kësaj situate me ekipet negociuese. Kuptohet nëse opozita vendoset për ligjin me të cilin rregullohet puna e ardhshme e PSP-së, që është kyçe në raport me atë dinamikë, do të kuptojë se ky ligj patjetër të sillet dhe miratohet”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ligji për Prokurori të Përgjithshme, që zgjidh edhe statusin e PSP-së, ka mbetur në duart e grupeve të punës për shkak të dallimeve mes pushtetit dhe opozitës.

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 19:11