Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Osmani për vizitë pune në Francë

Osmani për vizitë pune në Francë

Redaksia 3 ditë ago

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Francë, ku do të realizojë takim me Ministrin e Evropës dhe të Punëve të Jashtme, Zhan-Iv Le Drian.

Siç theksohet në kumtesën e MPJ-së, përveç takimit me nikoqirin e tij, Osmani do të vizitojë edhe Pallatin e Eliseut, ku do të realizojë takim me këshilltarët e Kabinetit të Presidentit, Emanuel Makron, Izabel Dumon, përgjegjëse për Evropën Kontinentale dhe Turqinë dhe me Këshilltarin për Evropë, Aleksandar Adam.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim do të bisedohet edhe për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për çështjet aktuale në lidhje me pandeminë  dhe bashkëpunimin në atë drejtim. Gjatë vizitës në Francë, të dy ministrat Osmani dhe Le Drian, do të nënshkruajnë dhe disa marrëveshje bilaterale, qëndron në komunikatën e MPJ-së.

Në agjendën e Osmanit parashihet edhe takimi me Marta de Sidrak, presidente e Grupit të Bashkëpunimit midis Francës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të Senatit francez dhe do të ketë takim të veçantë me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Franceze për Zhvillim, Filip Boduen.

Vizita e punës e shefit të diplomacisë në Paris, Osmani, është pjesë e turneut të tij diplomatik nëpër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që ta prezantojë dosjen Evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të riafirmimojë mbështetjen për vendin tonë.

Continue Reading

Previous: Sot, vendimi për rastin “Monstra”
Next: Regjishtrimi, konkursin për regjistrues dhe instruktorë rajona

Të ngjashme

sela-1-650x430 Ambasadori i Kosovës mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

Ambasadori i Kosovës mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

Redaksia 19 minuta ago
mickoski-me-gruan-780x439 Mediat bullgare: Mickoski është i martuar me bullgare

Mediat bullgare: Mickoski është i martuar me bullgare

Redaksia 39 minuta ago
rexhepi-2-1-780x470 Rexhepi: Rigjykimi i “Monstrës” ishte premtuar nga LSDM-ja për të marr votat e shqiptarëve në 2016

Rexhepi: Rigjykimi i “Monstrës” ishte premtuar nga LSDM-ja për të marr votat e shqiptarëve në 2016

Redaksia 48 minuta ago

TË FUNDIT

sh Shoku ia zbulon një sekret Shpatit dhe Selvijes

Shoku ia zbulon një sekret Shpatit dhe Selvijes

4 Bebe Rexha e “fiksuar” pas këngës së saj, Rita Ora ka dy fjalë për të

Bebe Rexha e “fiksuar” pas këngës së saj, Rita Ora ka dy fjalë për të

3 Motra e Dua Lipës debuton në modë, merr pjesë në Javën e Modës në Milano

Motra e Dua Lipës debuton në modë, merr pjesë në Javën e Modës në Milano

2 Lady Gaga dhuron 500 mijë dollarë për atë që ia gjen dy qentë e vjedhur

Lady Gaga dhuron 500 mijë dollarë për atë që ia gjen dy qentë e vjedhur

1 Filmi i tretë ‘Spider-Man’ më në fund ka një titull

Filmi i tretë ‘Spider-Man’ më në fund ka një titull

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.