Osmani: Prokurorët bullgarë eliminojnë spekulimet për mjete piroteknike apo naftë në autobus

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:51

Osmani: Prokurorët bullgarë eliminojnë spekulimet për mjete piroteknike apo naftë në autobus

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i ftuar në emisionin “Magazina ekonomike”, tha se sot ka patur një takim me 4 prokurorë bullgarë dhe se ata i hedhin poshtë të gjitha spekulimet se në autobus ka pasur mjetet piroteknike apo naftë në brendësi të autobusit.

Osmani tha se identifikimi i viktimave do të zgjasë 7 ditë. Ai tha se kufomat nuk mund të vijnë në mënyrën sesi bëhet identifikimi, por të gjithë njëherazi në mënyrë të organizuar nga ana e shtetit të Bullgarisë she të Maqdonisë së Veriut.

Ai tha se të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga shteti ynë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:51