Osmani: Qeveria nuk emëron dhe shkarkon ministra, këtë e bën Kuvendi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 21:20

Osmani: Qeveria nuk emëron dhe shkarkon ministra, këtë e bën Kuvendi

Në konferencën e sotme për media në Qeveri, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka shpjeguar procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Ai nuk tha nëse ka ardhur një kërkesë për shkarkimin e ministrave të shëndetësisë dhe shoqërisë së informacionit dhe administratës, përcjell FLAKA.

“Nuk emëron dhe shkarkon qeveria, por Parlamenti. Nëse ka kërkesë nga ndonjë prej partnerëve të koalicionit, ajo i drejtohet kryeministrit dhe më pas kryeministri vendos nëse do ta kalojë atë në Kuvend dhe Kuvendi përfundimisht merr vendim për vendime të caktuara kadrore në Qeveri. Ministrat tanë emërohen dhe shkarkohen në Kuvend. Nëse ka diçka të tillë, kryeministri është i informuar dhe është ai që duhet ta informojë Kuvendin për vendime të tilla nëse ka një kërkesë të tillë nga një parti që është partner në koalicion”, tha Osmani. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 21:20

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare