Osmani: Qeveria po shqyrton mundësinë e heqjes së orës policore

Desk
By Desk May 3, 2020 15:28

Osmani: Qeveria po shqyrton mundësinë e heqjes së orës policore

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në rolin e koordinatorit kryesor të shtabeve komunale të krizave vizitoi Qendrën për Shëndet Publik në Shkup, ku u takua me Drejtorin Arben Ziberi.

Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, gjatë takimit zëvendëskryeministri Osmani dhe Drejtori Ziberi diskutuan për gjendjen e luftës kundër COVID 19, si dhe për sfidat që dalin nga lufta e përditshme me të njëjtën.

“Është koha që me kombinim të mençur të masave të buta ta ndryshojmë orën policore dhe mbylljen e bizneseve’’, theksoi Osmani me çka edhe në këtë rast edhe një herë potencoi mbajtjen e domosdoshme të maskave dhe distancimin fizik si masa të buta të cilat do ta zëvendësonin orën policore.

 

Desk
By Desk May 3, 2020 15:28