Osmani, Shekerinska dhe Sugareski në takim në shtabin e krizës të Prilepit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 09:20

Osmani, Shekerinska dhe Sugareski në takim në shtabin e krizës të Prilepit

Zëvendëskryeministri dhe koordinator kryesor i shtabeve të krizës të njësive të vetëqeverisjes lokale të mbrojtjes nga Kovid 19, Bujar Osmani dhe ministrat e Mbrojtjes dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Radmila Shekerinska dhe Goran Sugareski sot do të realizojnë takim me përfaqësues të shtabit lokal në Prilep.

Me 14-të rastet e reja, numri i të infektuarve nga koronavirusi në Prilep dje arriti në 72 raste. Prej tyre dy të tretat janë popullatë e aftë për të punuar, ndërsa të tjerët janë mbi 60 vjeç dhe fëmijë. Janë infektuar edhe gjashtë infermiere.

Për shkak rritjes rapide të të infektuarve, kryetari i komunës së Prilepit  Ilia Jovanoski kërkoi masa të shtesë të përforcuara për qytetin dhe të përfshihet edhe armata, ndërsa kompanitë ku ka të infektuar  të mos i hapin kapacitetet derisa shërbimet profesionale nuk e lejojnë këtë.

Pjesëtarët e armatës, sipas autoriteteve të qytetit, janë të nevojshme t’i ndihmojnë policisë që të mos ketë grumbullime të njerëzve para marketeve, bankave, në tregje, sepse të gjithë nuk ju përmbahen masave. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 09:20