Osmani: Sot është histori, 20 vjet pritje për NATO

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 22:52

Osmani: Sot është histori, 20 vjet pritje për NATO

Kryenegociatori për antarësim të vendit në Bashkimin Europian, Bujar Osmani i pranishëm sonte në emisionin EU Click të TV21, foli për historinë dhe rrugën e gjatë të Maqedonisë së Veriut si shtet kandidat për në strukturën euroatlantike NATO.

“Sot është histori, 20 vjet pritje, 15 vjetë kandidat, 11 refuzime të rekomandimeve të komisionit europian dhe sot pas 11 refuzimeve e hapi derën për hyrje në kapitullin e fundit të aderimit në Bashkimin Europian. Nuk ka qenë e lehtë, por qasja jonë në drejtim të mbylljes së temave politike, si në planet reformuese 3-6-9 dhe plani 18, sot u kurorëzuam me këtë vendim, që shtetit nga nesër do ti jep kahje tjetër”, theksoi Osmani.

 
 
 
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 22:52