Osmani takon përfaqësuesin e UNDP-së në RMV

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:50

Osmani takon përfaqësuesin e UNDP-së në RMV

Shkup, 2 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka realizuar takim me Përfaqësuesin e sapoemëruar rezident të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Armen Grigorian.

“Falënderim i veçantë për UNDP-në e cila luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në aplikacionin për financim dhe donacione për projektin e ashtuquajtur: “Agjenda e Gjelbër për Zhvillim”, duke e vendosur Maqedoninë e Veriut, nga 155 aplikantë në mesin e 12-të fituesve të mundshëm për të marrë mbështetje nga Fondi i Përbashkët i KB-së për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (QZHQ), për promovimin e Agjendës së Gjelbër si dimension i rëndësishëm zhvillimor i vendit”, theksoi Osmani.

Në takimin e parë zyrtar, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për implementimin e Programit të ri të UNDP-së (Country Programme Document-CDP) me Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2025, për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm me Zyrën e UNDP-së në Shkup, për implementimin e projekteve ekzistuese në Maqedoninëe Veriut, si dhe për hapat e përbashkët të mëtejmë të UNDP-së dhe Qeverisë në drejtim të implementimit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, në pajtim me Agjendën 2030 si dhe mbështetjen e vendit në proceset e BE-së.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 13:50
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.