Osmani uron homologun e tij për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Gusht, 2022 11:41

Osmani uron homologun e tij për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka realizuar bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. Osmani njofton se në telefonatë është theksuar mbështetja e pahamendshem e vendit tonë ndaj Ukrainës.

“Urime me rastin e Ditës Kombëtare dhe mbështetje të fortë për luftën e popullit ukrainas, e cila, gjithashtu paraqet luftë për vlerat tona të përbashkëta bashkëkohore dhe demokratike. Mbështetje të pahamendshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe dënim të ashpër të agresionit ushtarak rus, si një shkelje e rëndë e së Drejtës Ndërkombëtare. Perspektivat e qarta evropiane të të dyja vendeve janë veçanërisht të rëndësishme në kontekst të realitetit të ri gjeopolitik dhe sfidave aktuale të sigurisë”, shkruan Osmani.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Gusht, 2022 11:41

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare