Osmani: Vendimi i 27 anëtarëve është sjellë pa asnjë kusht plotësues!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 15:30

Osmani: Vendimi i 27 anëtarëve është sjellë pa asnjë kusht plotësues!

Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se vendi ka kaluar një rrugë shumë të rënd për ta arritur në këtë moment.

“Kur para tre vite ve e nisëm këtë punë, më duhet të them se nuk ishim të bindur se ky moment do të vijë. Prej tani futemi në fazën e fundit për realizimin e fazës së fundit nga pavarësimi i vendit. Vendimi i sotëm për t’i dhënë dritë jeshile nuk është asnjë far dhurate, por është pranim për avancimin e shtetit dhe përkushtimin e qeverisë dhe institucioneve tjera ndaj reformave”, tha Osmani, përcjell SHENJA.  

Ky vendim është sjellë pa asnjë kushtëzim për vendin.
Osmani tha se kjo do të mundësoj që qytetarët të kenë standard më të mirë jetësorë.

“Jeni optimist durimtarë dhe të kujdesshëm. Ndiqni rekomandimet, rrini në shtëpi dhe mos u dëshpëroni, më pas na pret një e ardhme më e ndritshme”, tha më tej Osmani. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 15:30