Pa ndryshimet kushtetuese, humbet shansi për në BE

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 15:49

Pa ndryshimet kushtetuese, humbet shansi për në BE

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, deklaroi se qëllimi i tyre është që të përpiqen ta dërgojnë vnedin drejtë anëtarsimit në Bashkimin Evorpian (BE).

“Pres që të shtrohen të gjitha pyetjet me ndryshimet kushtetuese, të bisedohet rreth vetë tekstit dhe rreth procesit se si të zbatohen ato sa më shpejt dhe thjesht me qëllim që t’i vazhdojmë negociatat dhe ta heqim bllokimin e mundshëm. Mendoj se vetëm dialogu është zgjidhja më e mirë dhe para se të fillojë procedura në Kuvend, është logjike që liderët e partive më të mëdha politike të ulen, të bisedojnë. Qeveria do të jetë konstruktive dhe gjithmonë do të jetë konstruktive”, thotë Mariçiq.

Ai nënvizoi se nuk sheh asgjë kontestuese se pse në Kushtetutë nuk duhet të shkruhen edhe disa komunitete, siç thotë Mariçiqi janë edhe ashtu qytetarë që jetojnë në vend.

“Mendoj se përgjegjësia e secilës parti politike nuk mund të hiqet duke komentuar dhe sulmuar një parti tjetër politike. Është koha që Mickoski dhe të gjithë të tjerët në VMRO-DPMNE të ballafaqohen me faktin se kemi shans të marrim një vendim së bashku. Askush nuk do të fajësohet, sepse nuk e cenon konceptin e Kushtetutës sonë, as të vendit tonë, as nuk e prek identitetin maqedonas”, thotë Mariçiqi.

Ai theksoi se për koalicione të mundshme me siguri mund të bisedohet më tej, por konsideron se më mirë do të arrihet bashkimi kombëtar maqedonas nëse të gjitha partitë kryesore votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe e hapin rrugën drejt BE-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2023 15:49
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.