Pa ngrohje në Spitalin Infektiv në Veles, pacientët trajtohen në temperaturë 10 gradë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:17

Pa ngrohje në Spitalin Infektiv në Veles, pacientët trajtohen në temperaturë 10 gradë

Reparti i Infektivit në spitalin e Velesit duhet të shpërblehet për kursim të energjisë, reagon në Facebook, infektologia Slavica Trajkova, e cila duke postuar një foto me termometër ku merkuri mezi arrin 10 gradë Celsius, shkruan se në atë temperaturë pacientët, nga fëmijët tek më të rriturit, po trajtohen, përcjell FLAKA.

Trajkova me ironi thotë se mund të fiken edhe frigoriferët në të cilët ruhen vaksinat dhe serumet, sepse temperatura e dhomës i përgjigjet një “zinxhiri të ftohtë”. Në këtë spital, pavarësisht modernizimit të paralajmëruar, mjekët blejnë vetë stetoskopët, sqaron infektologia.

“Jo ndryshe në dhomat e spitalit… Por aty ka batanije. Çfarë ishte ajo një aparat i saktë i tensionit, apo një aparat EKG apo një pulsoksimetër i saktë?!”, shkruhet ndër të tjera ajo në postimin e saj në FB. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:17

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...