Pa përkrahjen e partisë së Gjukanoviqit, Abazoviq nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 10:41

Pa përkrahjen e partisë së Gjukanoviqit, Abazoviq nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

Është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Malit të Zi, njoftoi qeveria malazeze.

Abazoviq me herët kishte konfirmuar se  marrëveshja mund të nënshkruhet në muajin gusht, por duke mos dhënë ndonjë datë.
Mali i Zi hyri në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.

Partia e Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviq.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 10:41