Pacientes që ndërroi jetë nga Stuga, pas vdekjes i bëhet test

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 22:10

Pacientes që ndërroi jetë nga Stuga, pas vdekjes i bëhet test

Këtë fundjavë një paciente u testua në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë mbi koronavirusin pasi ka ndërruar jetë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe raportoi se pacientja ishte dërguar në spital me vështirësi në frymëmarrje, përcjell FLAKA.

“Një pacient është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës me vështirësi në frymëmarrje. Ajo kishte një sëmundje të mëparshme të frymëmarrjes. U bë një përpjekje rianimim, për fat të keq, pacientja vdiq, por ajo nuk u diagnostikua me Covid-19. Duke pasur parasysh ngjashmërinë e figurës klinike me sëmundjen, pritet rezultat i testimit pas vdekjes”, tha ministri Filipçe.

Kjo është pacientja e dytë që është testuar për koronavirus pas vdekjes. E para ishte një paciente nga Kumanova që më parë kishte bërë dy teste ku në të dyja rastet kishte dalur negative, dhe testi post-mortum tregoi se ishte infektuar me Kovid-19. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 22:10