Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Pacientët me sëmundje të rralla, 9 ilaçe të reja për sëmundjet e rralla

Pacientët me sëmundje të rralla, 9 ilaçe të reja për sëmundjet e rralla

Redaksia

Në buxhetin e këtij viti për trajtimin e sëmundjeve të rralla janë siguruar 520 milion denarë, apo dyfish më shumë nga buxheti i vitit 2017, ndërsa në tre vitet e kaluara janë siguruar 9 ilaçe të reja për personat me sëmundje të rralla.

Këtë e bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili mori pjesë në promovimin e pullës postare kushtuar GOSHE-s.

“Kemi 9 ilaçe të reja, ato janë ilaçe për sëmundjen GOSHE, neuropatinë amiloide familjare, për një formë të anemisë, fibrozës pulmonare, hipertensionit pulmonar dhe natyrisht ilaçit për atrofi muskulore kurrizore, i cili nuk na përfshin në një nga vendet më të zhvilluara në Evropë e cila investon në këtë formë të terapisë inovative.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Ndonjëherë shoqëria jonë mund të jetë padrejtë dhe për këtë arsye të gjithë duhet të kontribuojmë brenda institucioneve tona dhe t’u mundësojmë njerëzve që jetojnë me sëmundje të rrallë të kenë mundësi të barabarta, për të realizuar potencialin e tyre për të marrë pjesë në punë dhe jetën shoqërore.”,- deklaroi drejtori i Postave të Maqedonisë së Veriut, Jani Makraduli.

“Ne jemi në pritje të tenderit për të parë se çfarë do të sjellin ata për pacientët tanë. Mënyra e vetme për të arritur qëllimet tona është përmes bashkëpunimit.”,- theksoi kryetari i Shoqatës “Jeta me sfidat”, Vesna Aleksovska.

Gordana Lolevska, e cila ka djalin 14 vjeçar të dignostifikuar me sindromin Alport, tregoi sfidën e saj që kalon me djalin me sëmundjen e rrallë.

“Kur fëmija im 14 vjeç u diagnostikua me Alport, gjashtë vjet më parë, ishte dita më e keqe e jetës sime, por kjo nuk më ndaloi të kërkoj ndihmë nga shoqatat dhe grupet mbështetëse. Jam e kënaqur që tre pulla u janë kushtuar njerëzve me sëmundje të rralla.”,- theksoi Gordana Lolevska.

Pulla postare për fëmijët me sëmundje të rralla dhe sindromën Alport kushton 25 denarë, ndërsa janë shtypur 6000 kopje. (TVM2)

Continue Reading

Previous: Gostivar, debat për avancimin e arsimit profesional
Next: Gjinekologët: Çdo vit, 160 raste me kancer në qafën e mitrës

Të ngjashme

restoran-299164 Nesër do të vendoset për masat restriktive

Nesër do të vendoset për masat restriktive

Redaksia
auto_Pfizer-vaksina-1024x5761615880577-1 RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

Redaksia
stevo_pendarovski_potpis-1080x675-1 (1) Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Redaksia

TË FUNDIT

Dejvid-Gir Gir: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

Gir: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

komuna-e-tetoves-780x470 S’ka zgjidhje për mungesën e ujit në Tetovë

S’ka zgjidhje për mungesën e ujit në Tetovë

restoran-299164 Nesër do të vendoset për masat restriktive

Nesër do të vendoset për masat restriktive

auto_Pfizer-vaksina-1024x5761615880577-1 RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

RMV siguron 10 mijë vaksina Pfizer

stevo_pendarovski_potpis-1080x675-1 (1) Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit

Pendarovski dekretoi ligjet për pakon e 5 ekonomike dhe i përgjigjet Mickoskit


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.