Pacienti 1 me Covid-19 në Itali mund të jetë një shqiptar

Pacienti 1 me Covid-19 në Itali mund të jetë një shqiptar

Ai quhet Xhoni Mustafaraj, është 18 vjeç, futbollist profesionist i kategorisë C me origjinë shqiptare e sëbashku me familjen jeton në Lodi.

Për emisionin investigativ “Le Iene” ka rrëfyer historinë e sëmundjes së tij me Covid 19, nisur 3 javë para se në Itali të konfirmohej rasti i parë i pacientit të infektuar nga koronavirus.

Zyrtarisht për autoritetet italiane pacienti 1 me Covid 19 identifikuar në komunën Codogno, konkretisht 31-vjeçari Mattia Maestri.

Por investigimi i bërë nga gazetarët e “Le Iene” dëshmojnë se në zonën e kuqe të Lombardisë, në territorin e provincës së Lodit, mund të ketë pasur raste të tjera para Mattias të prekur nga koronavirus.

E i tillë është rasti i të riut shqiptar Xhoni Mustafaraj.

Më datë 2 shkurt 2020 shqiptari 18 vjeçar, Xhoni Mustafaraj, banues në komunën San Martino in Strada shtrohet në spital për vështirësi në frymëmarrje, humbje të shqisave të shijimit e të nuhatjes e me temperaturë të lartë.

Pati të gjitha simptomat e Covid-19 e për dy javë rresht është kuruar në repartin e terapisë intesive.

Më pas prej datës 13 shkurt deri më 26 shkurt në atë të dializës për shkak të dëmtimit të celulave muskulare e hyrjes së tyre në gjak.

Për 3 javë rresht Xhoni u kurua në spitalin e Lodit e nuk u diagonostikua për Covid 19, pasi nuk iu bë asnjë tampon sepse ishte ende herë e askush nuk kishte informacion mbi koronavirusin.

18-vjeçari rrëfen se iu deshën 2 muaj të rimarrë veten, e humbi mbi 10 kilogramë në peshë, por ja doli të shërohej.

Xhoni dyshon fort se sëmundja e tij ishte rrjedhë e infektimit nga koronavirusi por që nuk iu vërtetua pasi nuk ishte shpallur ende emergjenca e virusit.

“Qe e vësthirë, kujton Xhoni sidomos ditët në terapinë intesive.”

Pak ditë më parë, më 20 maj, ka kryer testin sieorologjik i cili ka konfirmuar se është negativ nga koronavirusi, por që trupi i tij ka formuar antikorpe që dëshmojnë se ka që i infektuar nga Covid 19.

I riu shqiptar rrëfen se ka kërkuar të kryejë dhe tamponin Covid e është në pritje të përgjigjes nga spitali i Lodit./oranews

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Qershor, 2020 22:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.