Pacienti nga Tetova i paralizuar, Filipçe: Nuk e dimë si është infektuar

Pacienti nga Tetova i paralizuar, Filipçe: Nuk e dimë si është infektuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë prononcimit për mediat sot foli edhe për rastin e parë me koronavirus në Tetovë.

Ai tha se pacienti në fjalë është i paralizuar dhe nuk e dimë si mund të ketë rënë në kontakt me virusin. Ai shpjegoi vetëm intenerarin që ka pasur ky pacient. Sipas ministrit pacienti nga data 9 deri më 23 mars ka qëndruar i shtruar në Entin e Rehabilitimit në Kapishtec, Shkup, më pas është dërguar në Tetovë, por për shkak të rritjes së temperaturës i është bërë një test për koronavirus dhe ka dalë pozitiv, më pas nëpërmjet repartit infektiv në Tetovë është dërguar për kurim në klinikën infektive në Shkup.

Ministri po ashtu tha se sot kanë punuar në mënyrë intensive në Tetovë për të identifikuar personat që mund të ketë infektuar pacienti në fjalë dhe janë testuar 14 mjekë me të cilët pacienti ka pasur kontakt gjatë terapisë fizikale.

Lëpiu tualetin e avionit dhe u infektua me koronavirus

Një 21-vjeçar ka pranuar të bëjë sfidën më të fundit të TikTok të frymëzuar nga influencuesja, Ava Louise. Sfida mban emrin “Coronavirus challenge” dhe ata që pranojnë ta bëjnë duhet të lëpijnë një tualet publik. Larz e pranoi sfidën duke lëpirë tualetin e një avioni dhe pas kësaj ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, ai shfaqet i shtrirë në një krevat në gjendje jo të mirë. Në video ai thotë se simptomat e para i ka shfaqur pak ditë pasi pranoi të bëjë sfidën e rrezikshme.

Videoja e tij është komentuar gjërësisht duke u bërë virale, megjithatë të shumtë janë ata që mendojnë se ky është një dënim që e meritonte. Më herët, i riu ka treguar se si ka provuar të lëpijë akulloret dhe i ka lënë sërish në vendin e tyre.

Linda Limani
nga Linda Limani 26 Mars, 2020 16:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.