Pacientja ndërron jetë në Spitalin Infektiv, shkon në 6 numri i të vdekurve në Shqipëri

Pacientja ndërron jetë në Spitalin Infektiv, shkon në 6 numri i të vdekurve në Shqipëri

Një paciente 71-vjeçare nga Tirana është viktima e radhës e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në 6 numrin zyrtar të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e moshuara ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Driton Zenku
nga Driton Zenku 26 Mars, 2020 08:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.