Pacolli: Aterova herën e parë në Shqipëri, u frikësova për akt terrorist

Desk
By Desk April 30, 2020 21:43

Pacolli: Aterova herën e parë në Shqipëri, u frikësova për akt terrorist

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjatë rrugës për nga Zvicra ne Kosovë herën e parë ateroi në Tiranë dhe jo në Prishtinë, sepse u frikësua nga një sulm terrorist.

“Unë pë herë të parë jam frikësuar nga shteti im, se po bëjnë ndonjë akt terrorist dhe kam ateruar në Shqipëri. Unë jam frikësuar nga të gjitha lojërat dhe presionet të cilat janë bërë deri sa jam nisur për në Kosovë”, ka thënë Pacolli, i cili sot ka ardhur në Prishtinë.

Pacolli ka thënë se kjo e cila po ndodhë do ta edukoj atë politikisht.

Ai ka thënë se asnjehërë nuk ka kërkuar të mos vlejnë rregullat edhe për të, duke mos kërkuar të bëhet asnjë përjashtim për të.

Pacolli duke folur për trajtimin nga Vetëvendosje ka thënë se ai nuk është kriminel.

Pacolli ka treguar se ditën kur është nisur për Kosovë e ka kryer testin për COVID-19 dhe ka dalur negativ.

 

Desk
By Desk April 30, 2020 21:43