Pacolli: Kosova ta ngrisë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti

Desk
By Desk November 9, 2020 19:47

Pacolli: Kosova ta ngrisë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi të bërë në FB ka reagur, ndaj ngjarjeve të fundit në Kosovë, gjegjësisht pas paraqitjeve të para në Gjykatën Speciale të Thaçit dhe Krasniqit.

Ai ka thënë se Kosova duhet ta ngrisë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-s dhe Dick Marty-t.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Kosova duhet ta ngrisë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj. Ku është trafikikimi me organe? Ku është shtepia e verdhë?

Këto dy karikatura të dirigjuara dhe të paguara nga njerëzit e Millosheviqit, duhet të përgjigjen për krejt dëmin qe ia sollën Kosovës. Një dëm tjetër, Kosovës po ia sjell edhe kjo gjykatë, akuzat e së cilës si duket jane te bazuara në thashetheme dhe po ashtu të pregatitura dhe të sponsorizuara nga Beogradi. E pa lejuashme që një prokuror të mundohët të përqaj kombin tonë!

Desk
By Desk November 9, 2020 19:47