Pacolli – Kurtit: More atë që deshe, SHBA i vendosi Kosovës vijë të kuqe

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:57

Pacolli – Kurtit: More atë që deshe, SHBA i vendosi Kosovës vijë të kuqe

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se kryeministri Kurti, me veprimet e tij, e mori atë që donte, pra u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë.

“Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë”

Pacolli thotë se përjashtimi i Kosovës nga kjo nismë është shqetësues dhe nevojë për të reflektuar se ku po shkon Kosova.

“Është hera e parë që Kosova përjashtohet nga një Samit i Shoqërive të Lira, samit ku Kosova duhet të ishte e para në rajon. Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë të thyejë ciklin e izolimit. Shteti ynë duhet të jetë në forume shumëpalëshe si ky forum, por duhet të ketë edhe angazhim bilateral”, thekson Pacolli.

Ai thekson se asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria e Lpspbës të mos e vizitojë Uashingtonin dhe as që një lider kosovar të mos takohet me homologët e tyre amerikanë.

“Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së.  Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin! Përkundrazi është një kambanë alarmi!!!!!

Kosova në këto vite dhe muaj është treguar e pasinqertë ndaj aleancës me SHBA-në. Joe Biden dhe John Kerry gjatë administratës së Obamës u ofenduan nga pushtetarët e sotëm ndërsa sot çdo kërkesë amerikane merret me dyshim, refuzohet apo përbuzet. Dëm i madh për Kosovën!”, potencoi Pacolli.

Ndryshe, Kosova nuk është ftuar që të marrë pjesë në këtë samit që do të mbahet virtualisht më 9 dhe 10 dhjetor.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:57

09
Dhj
Personat e interesuar juridikë apo fizikë mund të instalojnë pa leje termocentrale fotovoltaike në shtëpit...
09
Dhj
Nuk është krijuar asnjë infrastrukturë për vendosjen e taksimit progresiv, ndërsa edhe administrata tatimore nuk është...
09
Dhj
Pas Shqipërisë me 69% për qind e që radhitet më keq në rajon, shteti i...
09
Dhj
“Vitin e ardhshëm, afër tregut të gjelbër do të ketë parking në kate. Pritet të...