Pacolli: Në raundin e dytë të zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut – shqiptarët të bëhen bashkë

Redaksia
By Redaksia 22 Prill, 2019 19:29

Pacolli: Në raundin e dytë të zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut – shqiptarët të bëhen bashkë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se procesi i garës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut dje ka shkuar qetë, njofton Klan Kosova.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë që pret që në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve pret ë shqiptarët të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së veriut.

“E vlerësoj zhvillimin e qetë të procesit zgjedhor presidencial ashtu si dhe zgjedhjet e pjesshme vendore në Republikën e Maqedonisë së veriut. Ky proces shënon një hap të mëtutjeshëm në maturimin demokratik të këtij vendi. Shqiptarët pasuruan ofertën politike me kandidaturën e profesor Blerim Rekës dhe me mbështetjen e një kandidati konsensual”.

“Tash është koha që në raundin e dytë në emër të avansimit të statusit të tyre brenda kuadrit kushtetues, shqiptarët të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së veriut. Kësisoj vota shqiptare do të peshojë më shumë dhe ata do të rrisin peshën e tyre politike brenda institucioneve si qytetarë të barabartë të shtetit fqinjë”.

Redaksia
By Redaksia 22 Prill, 2019 19:29