Pacolli takon presidentin e Burkina Fasos

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:38

Pacolli takon presidentin e Burkina Fasos

Në vazhdën e takimeve të shumta që ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli zhvilloi gjatë ditës së sotme, ai e ka zhvilluar edhe një të tillë me presidentin e Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore.

Pacolli e quajti diskutimin me Kabore si jashtëzakonisht miqësor dhe të frytshëm.

“Burkina Faso e ka njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, andaj kjo është shumë e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit bilateral. Burkina Faso ka qenë shembull edhe për shtetet tjera të kontinentit afrikan që të ndjekin rrugën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, deklaroi Pacolli.

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:38